Njësia 11 Tiranë: Aty ku fillon ndryshimi!
Nuk është rastësi që Lulzim Basha zgjodhi pikërisht Njësinë 11, Laprakën, për të nisur takimet dhe fushatën me Demokratët Euroatlantikë. Kjo është një zonë me zemër të madhe dhe me njerëz punëtorë.
Këtu fillon rruga drejt fitores!
Së bashku me kryetarin e Këshillit Kombëtar Xhemal Bushatin dhe kryetarin e degës 11 Neritan Vladi në takimin me miqtë dhe anëtarët e kryesisë në Laprakë.
Qëndresa dhe kontributi juaj janë pasuria më e çmuar. Unë do të jem çdo ditë pranë jush, me përkushtim dhe vendosmëri, për të ndërtuar një Shqipëri ku vlerat, merita dhe puna e ndershme triumfojnë mbi çdo kompromis politik.
Bashkë do të çojmë përpara një vizion që i jep zë çdo qytetari, që mbështet rininë, familjen dhe ata që besojnë te një e ardhme më e ndritur për Shqipërinë!
Shqipëria meriton më shumë!