Të përndjekur në komunizëm, të harruar në tranzicion.

PIN

Të përndjekur në komunizëm, të harruar në tranzicion.


Për më shumë se katër dekada, regjimi komunist në Shqipëri shkatërroi jetë dhe dënoi njerëz për fjalën, për besimin, për bindjet e tyre. Ata që nuk u përkulën përballë diktaturës, u pushkatuan, u burgosën, u internuan. E megjithatë, edhe pas rënies së regjimit, padrejtësia ndaj tyre vazhdoi.


Kanë kaluar 34 vite tranzicion. 34 vite premtimesh, deklaratash dhe ceremonish boshe. 34 vite në të cilat shteti shqiptar u ka kthyer shpinën atyre që i dhanë kuptim fjalës “liri”. Viktimat e komunizmit nuk kërkuan kurrë as hakmarrje, as privilegje, por të vërtetën dhe të drejtën e mohuar. Dhe kjo e drejtë vazhdon të vonohet.
Por nuk mund të ketë të paqe pa drejtësi, as liri pa kujtesë. Dhe nuk ka të ardhme, nëse nuk përballemi me të kaluarën me drejtësi.


Sot, më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për një akt serioz, të guximshëm dhe përfundimtar drejt drejtësisë për të përndjekurit politikë. Nuk mjafton më t’i përmendim në përvjetorë. Është koha t’u japim dinjitetin që u është mohuar sa ishin gjallë, dhe për shumë prej tyre edhe pasi ikën nga kjo botë.


Programi ynë nuk është një listë premtimesh. Është një platformë për drejtësi dhe kujtesë. Një zotim që të përndjekurit të mos jenë më as viktima të regjimit, as viktima të harresës, por pjesë e ndërgjegjes kombëtare dhe pjesë e të ardhmes që do të ndërtojmë.