Periferisë së Tiranës i është premtuar shumë në 12 vite dhe nuk i është dhënë asgjë. Mijëra qytetarë jetojnë prej vitesh në pasiguri, sepse shtëpitë e tyre nuk janë legalizuar, megjithëse u premtua legalizimi falas që në vitin 2013.
Dymbëdhjetë vite më vonë, qytetarët marrin vetëm premtime boshe dhe një praktikë e papranueshme: përdorimi i legalizimeve si mjet shantazhi elektoral.Kur një qeveri i mban njerëzit peng për vota, ajo nuk është më në shërbim të qytetarëve. Ajo është në shërbim të vetes.Legalizimi nuk është dhuratë. Është e drejtë.
Dhe e drejta nuk negociohet, por zbatohet.U thashë banorëve se unë nuk kam ardhur të bëj premtime për t’i harruar.
Kam ardhur t’i dëgjoj njerëzit dhe punoj pa pushim për të ndërtuar një shtet që nuk i vë qytetarët në rresht për të fituar lëmosha. Koha e manipulimeve ka marrë fund. Shqipëria ka nevojë për drejtësi, jo për shantazh.