Maksi dhe Dhurata më pritën në shtëpinë e tyre. Atyre u mungon një trajtim dinjitoz nga vendi për të cilin punuan një jetë. Çdo mbrëmje presin një telefonatë nga fëmijët që jetojnë jashtë, jo se donin të iknin, por sepse këtu nuk shihnin të ardhme.
Kjo nuk është Shqipëria që duam.
Prandaj, do ta ndryshojmë Shqipërinë për të rinjtë dhe të moshuarit tanë. Me vepra, jo fjalë:
✅Pensionet do të rriten me 5% çdo vit.
✅Do t’i indeksojmë pensionet dyfishin e normës së inflacionit.
✅Do të ketë bonuse të rregullta prej 250,000 lekësh çdo tre muaj për pensionistet me pensione të ulëta.
Kjo është detyra jonë ndaj brezit që i ka dhënë gjithçka vendit.
Ne do të ndërtojmë një Shqipëri nga e cila askush nuk largohet. Një Shqipëri ku të gjithë duan të jetojnë, të punojnë, të moshohen me dinjitet dhe të shohin fëmijët e tyre të ngrenë të ardhmen e tyre.
Koha e premtimeve boshe ka mbaruar. Ka ardhur koha e veprimeve dhe vendimeve të guximshme.