“The Human Voice is the most perfect instrument of all”

Arvo Pärt

ZERI ynë është e dhëna natyrale, mjeti unik dhe i pazëvendësueshëm që zotërojmë për të përcjellë  mendimin, fjalën, emocionin, mesazhin  tonë përpara publikut apo audiencës, cilado qoftë ajo.

Në procesin e rëndësishëm të komunikimit artistik apo publik, shpesh anashkalohet fakti  se lidhja me audiencën  kalon përmes shqisave të cilat preken nga tigulli, cilësia dhe vetitë  e zërit tonë. Mund të kemi një rol të shkëlqyer, mund të kemi një prezantim shumë profesional për të bërë, mund të shkruajmë një përshëndetje apo një fjalë frymëzuese, por të gjitha këto  marrin vlerën dhe  projektohen në përmasën që duam,  veçanërisht përmes zërit.

Të qenit  të ndërgjegjshëm për rëndësinë e zërit në krijimin e lidhjes me audiencën, për të zotëruar vëmendjen, emocionet dhe për të rritur impaktin tek kjo audiencë, është hapi i parë drejt maksimalizimit të aftësive tona komunikuese.

Teknikat komunikuese në artin teatral janë baza e çdo komunikimi, por gjatë procesit akademik kam ndeshur metoda dhe ekspertiza në këtë fushë të cilat janë  të vlefshme përtej kurrikulës akademike. Këto teknika i shërbejnë kujdo që ka dëshirë të përmirësojë aftësitë komunikuese, duke filluar me zërin.

Më poshtë dotë gjeni links të metodave bashkëkohore në teknikat e zërit dhe komunikimit.


Gery Genard – Krijuesi i medotodës The  Genard Method, një metodë unike e cila ndërton  trajnimin e të folurit dhe komunikimit publik  mbi teknikat aktoriale të teatrit.  Aktorët janë komunikuesit më të mirë në botë kur bëhet fjalë për të mbërthyer vëmendjen dhe emocionet e publikut.  E këshilloj për të gjithë ata që dëshirojnë të përmirësojnë aftësitë e tyre komunikuese dhe kanë në bazë të punës së tyre  të folurin dhe  komunikimin me një audiencë të caktuar, cilado qoftë ajo.

https://www.genardmethod.com/


Barbara Houseman  Profesoresh dhe trajnuese e zërit në The Royal Central School of Speech and Drama. Është e njohur për librin “Finding your voice”  (Gjej zërin tënd), konsideruar nga kritika  “…Një udhërrëfyes i shkëlqyer që revolucionarizon punën me zërin”.

https://www.barbarahouseman.com/


Patsy Rodenburg –  Profesoresh  e zërit në Guildhall School of Music and Drama për më shumë se 30 vjet.  Libri i saj  “The Actor Speaks” (Aktori flet) është  një manual praktik për zhvillimin e aftësive qoftë nga studentë apo aktorë në fillimet e veta, qoftë nga ata që studiojnë apo ofrojnë studime në fushën e teatrit, apo komunikimit.

https://www.gsmd.ac.uk/about_the_school/research/research_staff/department/37-research-and-knowledge-exchange-staff/669-patsy-rodenburg/

http://patsyrodenburg.com/PatsyRodenburg.com/Home.html


Përveçse online  këta libra mund t’i gjeni në koleksionin e librave profesialë që kam dhuruar në Bibliotekën e Universitetit të Arteve . 

https://www.uart.edu.al/index.php?pg=faqe&id=70&niveli=59