🎀 Kemi vendosur të bëhemi bashkë, NE GRATE që një gjuhë dhe një shpirt na bashkon.
▪️Projekti i vetëdijësimit ndaj kancerit të gjirit përmes artit fillon nga 📍SHKUPI.
Si një rekuiem për të gjitha ato gra dhe vajza që kanë humbur betejën me kancerin e gjirit, në mbështetje të secilës prej tyre që përballet me këtë sëmundje dhe për të ndërgjegjësuar çdo vajzë dhe grua të kujdeset për jetën e saj, ne bëhemi bashkë në mbrëmjen:


“Ti ke mundësi të zgjedhësh,
duaje veten, zgjidh jetën! “


Leximi i monodramës “MALKONY” gjatë kësaj mbrëmje, shkruar nga Prof.asc. Taulanda Jupi / Universiteti i Arteve Tiranë dhe monologun për kancerin e gjirit, nga shfaqja “GRATË” me regji të Qëndrim Rijanit, ka si qëllim të bëjë bashkë gratë shqiptare në rajonin e Ballkanit, në tre evente zhvilluar në Shkup, Gjakovë dhe Tiranë


▪️ Mbëmja në Shkup zhvillohet me prezencën dhe kontributin e vyer të zonjave:
Taulanda Jupi – Pedagoge
Adelina Marku – Diplomate/Opinioniste
Teuta Ajdini – Aktore e Teatrit Shqiptar
Vala Adili – Psikologe/ Psikoterspiste


Teatri Shqiptar i Shkupit mbështet në mënyrë të veçantë zhvillim e kësaj mbrëmjeje të mërkurën, më 6 Tetor, 2021 ora 19.30
Ju presim të bëhemi bashkë të gjithë!


Kjo është një periudhë e vështirë për të gjithë ne, por edhe në rrethana të Covid -19, duke respektuar të gjitha masat mbrojtëse, mendojmë se mund të kujdesemi që ky Tetor vjeshte të jetë përsëri Tetori Rozë.
#BreastCancerAwarenessMonth

2 Tetor 2021


Protesta për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, më e gjata në historinë e shoqërisë shqiptare, ka sjellë në Shqipëri Euronews. Ju ftoj të shihni kronikën e gazetarit Jack Parrock i cili vizitoi Teatrin dhe u njoh me historikun e tij. Një panoramë profesionale e disa këndvështrimeve mbi çështjen e Teatrit Kombëtar.


Hape dritaren, frymo dhe mbushi mushkëritë me ajër të pastër.

Shih horizontin dhe mahnitu nga Shqipëria jonë!

Më pas, ktheje kokën, gjej me sy familjen dhe buzëqesh.

Kujto se më e mira që mund të bësh sot për të shtrenjtët e tu, është të qëndrosh në shtëpi dhe t’i mbrosh nga virusi i rrezikshëm.

Kujdesu për të moshuarit, edhe për të rinjtë. Mos e ndërprit historinë dhe lidhjen e ngushtë mes një gjyshi i cili plot krenari kujton lavdinë e viteve të tij dhe një nipi kurioz që e sheh si hero dhe do që t’i ngjajë.

Ky kaos do mbarojë dhe ëndrra jote për një Shqipëria të bukur, të shëndetshme dhe dinjitoze, do të realizohet. Së bashku do të ndërtojmë një të ardhme plot shpresë.

Ndër shekuj, historia e ka dëshmuar dashurinë tonë për njëri-tjetrin, ndaj qëndro në shtëpi, ditë më të mira na presin!


28 Mars 2020