Një rekuiem për Luran Ahmetin!

PIN

Vlerësim për drejtuesit e ITF SkupiFestival të cilët ideuan dhe vendosën dhënien e çmimit special “Luran Ahmeti”. Përjetësimi artistik i personalitetit të Luran Ahmetit në një çmim special me emrin e tij, ishte një nga ngjarjet më të çmuara dhe prekëse të edicionit të 15-të ITF SkupiFestival 2021. Shumë rallë qëllon që të rrijnë në të njëjtën qenie edhe njeriu edhe gjeniu, por Luran Ahmeti me gjenialitetin dhe thjeshtësinë e tij, me mirësinë dhe forcën duket se e ka bërë të mundur këtë. Unë nuk e kam njohur personalisht, por e kam admiruar e vlerësuar së largu si artist, si aktor dhe krijues i roleve, si një zë i fortë e reflektues për çka ndodhte rreth tij, jo vetëm në sferën e artit e kulturës.Pas qëndrimit dhe bisedave të gjata këto ditë në Shkup me miqtë e afërt të Luran Ahmetit, me Osman Ahmetin, Muzbajdin Qamili dhe Dzaner Musich, të cilët janë dhe organizatorët dhe drejtuesit e SkupiFestival, aq shumë kam njohur e kuptuar nga Luran Ahmeti, përtej asaj që njihja sa mendoj se njerëz të tillë, të cilët talentin më të madh kanë të jenë njerëz, bëhen të pazëvendësueshëm, të paharrueshëm dhe largimi fizik veç ua rrit përmasën. Çmimi special “ Luran Ahmeti” i cili u akordua për herë të parë në edicionin e 15-të të ITF SkupiFestival, është një detyrim dhe pëgjegjesësi që ky festival do të mbajë, për të projektuar në të ardhmen personalitetin artistik dhe njerëzor të Luran Ahmetit.

Taulanda Jupi
Në cilësinë e Kryetares së jurisë së ITF SkupiFestival 2021