Gratë dhe vajzat shqiptare, KURBANI i radhës për pushtet

PIN

“Barazia gjinore është më shumë se një qëllim në vetvete,  është një parakusht për të përmbushur sfidën e uljes së varfërisë, duke promovuar zhvillim të qëndrueshëm dhe ndërtim të një qeverisjes së mirë”  

Koffi Annan   ​​​

Qartësisht duhet thënë se themelimi i rrjetit “Edhe një”prezantuar nga Edi Rama, nuk është asgjë tjetër veçse një propagandë e pastër, një strategji mashtruese për të  përdorur gratë dhe vajzat si një alibi shpëtimi. Kjo strategji synon të “pastrojë” imazhin e vërtetë të Partisë Socialiste nga një domein i banditëve, trafikantëve, kriminelëve dhe ta paraqesë  atëtinëzisht, si një parti “progresiste” plot mundësi dhe hapësira për gratë dhe vajzat.  

Për ta shitur dhe për ta bërë të besueshme tek gratë dhe vajzatthirrjen “Edhe një”,  Edi Rama ofron shkëlqimin e rremë të njëfasade numrash dhe përqindjesh mbi kuotën dhe përfaqësimin gjinor në nivele të ndyshme të lidershipit dhe qeverisjes rilindase. 

Kjo panoramë“shkëlqyese”, që paraqet si modele suksesi promovimetpersonale të Edi Ramës të bëra pa bazë meritokracie apo kontributi, është thjesht dhe vetëm “karrem”  për të bindur gratëdhe vajzat shqiptare se Partia Socialiste qenka oazi apo parajsa e këtij realiteti, të cilin ai me pafytyrësi e pranon se nuk ështëaspak realiteti që duhet të jetë, por ai  nuk ndihet as fajtor dhe as përgjegjës për këtë.

Me një aktrim gati perfekt Edi Rama luajti heroin, luftëtarin dhe shpëtimtarin e grave duke ironizuar, stigmatizuar madje akuzuar burrat, si fajtorët dhe përgjegjësit e vetëm për realitetin indiferent,refuzues dhe diskriminues që ju ofrohet sot grave dhe vajzave shqiptare. Pavarësisht se kryeministër për më shumë se gjashtë vite, Edi Rama nuk mban asnjë përgjegjësi.

  • Çfarë arsye ka Edi Rama në këtë moment të shfaqet përpara grave dhe vajzave si një lider i përulur?
  • Çfarë e shtyn Edi Ramën t’u krijojë grave dhe vajzave iluzionin se ai është dhe mbetet në krahun e tyre por “ça ti bejë këtyre burrave që nuk i binden ”?     
  • Pse Edi Rama sot fton, madje ju lutet  grave dhe vajzave tëShqipërisë, të organizohen rreth tij, gati si në një formacion militar duke i thirrur një e nga një,  ta ndihmojnë të zbrapsi burrat? 
  • Çfarë e detyron Edi Ramën të kryej aktin antikombëtar të përçarjes së shoqërisë në “ata” dhe “ne” , në burra dhe gra, duke nxitur mendësinë konfliktuale në vend të asaj përbashkuese, për të cilën ka aq shumë nevojë shoqëria shqiptare sot?

Arsyeja e vetme është dhe mbetet obsesioni i Edi Ramës për pushtet me çdo kusht dhe me çdo çmim, qoftë ky edhe përdorimi i imazhit të gruas dhe vajzës shqiptare, duke e konsideruar atë jo  një vlerë, por thjesht një potencial elektoral.

Pavarësisht se propaganda ofron çdo ditë shembuj të grave, tëcilat me mbështetjen e Edi Ramës ja kanë dalë të jenë tësuksesshme dhe të ngjiten në nivele të larta të lideshipit politik dhe administrativ, gratë dhe vajzat shqiptare nuk gënjehen dhe nuk e besojnë më Edi Ramën sepse zgjedhin të mos harrojnë zhvatjen, grabitjen, vjedhjen, varfërinë, pamundësinë, vuajtjen, mundimin dhe zhgënjimin që provojnë çdo ditë, e çdo ditë, e çdo ditë që prej gjashtë vite e gjysëm, ato dhe familjet e tyre.

Gratë dhe vajzat nuk i besojnë Edi Ramës sepse ai zgjodhi kriminelët, përdhunuesit, shfrytëzuesit, trafikuesit e vajzave si Roshi, Frroku, Ndoka me shokë, dhe i futi në parlament. Edi Rama nuk foli kurrë për viktimat e kriminelëve të tij.

Gratë dhe vajzat nuk i besojnë Edi Ramës, sepse gjatë qeverisjes  së tij qindra  gra u dhunuan, u masakruan dhe u vranë. Shumë prej tyre kishin urdhër mbrojtje por nuk u mbrojtën, sepse drejtësia dhe kujdesi për gratë dhe vajzat është një opsion i  pamundur me Edi Ramën.

Ulja e ndjeshme e numrit të lindjeve, rritja e numrit të divorceve tregon se sa të pashpresa, të pasigurta dhe të pafuqishme ndihen gratë, tregon se në çfarë krize është futur familja shqiptare, qeliza më e rëndësishme e shoqërisë sonë, për shkak të  keq-qeverisjes së Edi Ramës, ndaj gratë dhe vajzat shqiptare nuk i besojnë atij.

Gratë dhe vajzat nuk i besojnë Edi Ramës sepse nxjerrja me forcë nga shtëpitë, dhuna e ushtruar dhe gazi lotsjellës përdorur ndaj tyre dhe fëmijëve të tyre, nuk mund të zhbëhen nga ekranet, videot apo fotot shumngjyrëshe ku propagandohet  një realitet i gënjeshtërt.

Gratë dhe vajzat  nuk i besojnë Edi Ramës sepse nuk kanë siguri për jetën, nuk kanë punë, nuk marrin kujdes shëndetësor, nuk ushqejnë dhe nuk arsimojnë dot fëmijët e tyre,  dhe qindra prej tyre sot janë kthyer në azilkërkuese rrugëve të Europës.

Gratë dhe vajzat shqiptare janë KURBANI i radhës që Edi Rama kërkon për pushtetin e tij!

Prof. asc. Taulanda Jupi