Për ty bir!❤️

PIN

(në një  kufi, aeroport a kudo qofshi …… bijtë tanë mbetur larg #COVID-19)

Ti e di, unë nuk të kam gënjyer kurrë, nuk do ta bëj as tani. Loti më veshi vështrimin dhe ngriu aty. 

Sapo mbyllëm telefonatën bashkë. Bateria mbaroi sepse sot kemi folur gjatë. Nuk arrite dot të ktheheshe në shtëpi këtë mbrëmje. Avioni nuk u nis, kufijtë u mbyllën dhe për herë të parë ndjeva se hapësira apo largësia mes nesh  ishte më e madhja që kisha menduar apo ndjerë ndonjeherë.

Po të them që nuk je i vetmi , kjo ndoshta do të të lehtësojë pak. Janë me qindra studentët, vajzat dhe djemtë që nuk arritën të kthehen sonte në shtëpi…dhe unë nuk jam e vetmja nënë, që sot nuk do më marri gjumi dhe ashtu si rastësisht do të shkoj të ulem dhe të rri në dhomën tënde, ku i vetmi ajër që thith është malli dhe shqetësimi i pafundëm për ty.

Ti e di, unë nuk të kam gënjyer kurrë dhe nuk do ta bëj as tani. Jam bindur se po flas me shpirtin dhe gjuhën e çdo nëne sot. Nuk do të vijë asnjë avion Naim apo Migjen t’ju marri, sado të përpiqemi dhe të ulërijmë ne që këtu, sado mesazhe apo telefonata  të bëjmë. Ju jeni qytetarë të një shteti që gati ju shtyn drejt ikjes pa kthim, drejt largimit dhe arratisjes pafund, drejt moskthimit, por sa më shumë ju shtyjnë, juve aq më shumë ju mbetet koka, vështrimi dhe shpirti ngulur drejt këtij vendi që quhet At-dhe.

Frika e një nëne është e vështirë të shprehet dhe aq më pak shkruhet. Gjithmonë kam pyetur veten kur do të vijë dita që do të vendoset në provë ajo çka unë si nënë kam bërë për ty? Përgjigjia është : çdo ditë në fakt, që kur ke zgjedhur të ikësh, gjë me të cilën unë nuk jam mësuar ende dhe ndoshta nuk do të mësohem kurrë.

Por ti e di, unë nuk të kam gënjyer kurrë dhe nuk do ta bëj as tani. Ditët dhe javët javët që do të vijnë do të jenë të vështira, sepse do të jenë ditët dhe javët që do të provojnë, që do të dëshmojnë forcën tënde. Do të duhet t’ja dalësh i/e vetëm(e) këtij tmerri të pakuptimtë # COVID-19, këtij mallkimi që s’njeh kufij fizikë, kufij logjike apo arsyeje. Do të duhet t’ja dalësh i/ e vetëm(e) këtij tmerri, kësaj vuajtje, kësaj klithjeje  që po na në provë durimin, frikën, mendjen, dashurinë, egoizmin, forcën, dhimbjen, urtësinë sepse luan me jetën tonë.

Bijtë tanë mbetur larg, vajza dhe djem mbetur në një  kufi, aeroport a kudo qofshi, mos harroni :  t’ju rritnim ju ishte gjёja mё e vёshtirё dhe mё e bukur nё jetё. Mё e vёshtirё sepse mёmёsia dhe prindёrimi mёsohen nё kurriz tё fёmijёs tёnd dhe shpesh tё bren dhe tё gёrryen dyshimi si po e kryen kёtё mision. Ndёrsa mё e bukura ka qenë sepse ju na mёsuat ҫ’ishte durimi pёrtej durimit, ҫ’ishte forca, ҫ’ishte frika, ҫ’ishte gёzimi, ҫ’ishte dashuria, ҫ’ishte krenaria. Ditёt ishin tё gjata ndёrsa vitet tё shkurtёr  dhe ja ku jemi …. Të shqetësuar për njëri- tjetrin, më larg dhe më afër se kurrë.

Bijtë tanë mbetur larg, vajza dhe djem studentë mos harroni kurrё, se ne jemi gjithnjё kёtu pёr t’ju ndihmuar kur tё na e kёrkoni dhe pёr t’ju dashur pafundёsisht e pa kushte edhe pse nuk na e kёrkoni, sepse ju jeni dashuria dhe njёkohёsisht dhembja mё e madhe nё jetё. Ndaj bёni  mё  tё  mirёn pёr veten tuaj, shiheni veten tuaj me sytё  tanё  dhe do tё  kuptoni pse ne besojmё  kaq shumё tek ju. Nuk ka kohë, ky është momenti i duhur, i domosdoshëm, i pakthyeshëm, ndoshta i parakohshëm që ju të vini veten në provë.

Frika e një nëne është e vështirë të shprehet dhe aq më pak shkruhet, por unë sot nuk kam frikë. As ti nuk duhet të ndjesh frikë! Askush prej jush vajza e djem studtentë të cilët nuk u kthyet dot në shtëpi nuk duhet të ndiejë frikë. E ardhmja nuk mund të ndërtohet mbi frikën, por mbi dëshirën, lutjen dhe shpresën se do t’ja dalim. Po, të gjithë së bashku do t’ja dalim. 🙏🏻🙏🏻🙏🏻

Prof. asc. Taulanda Jupi