Presidentja e Kosovës Zj. Vjosa R. Osmani vizitoi sot ekspozitën “THYER”, në memorie të viktimave të dhunës në familje, në Galerinë FAB

PIN

Presidentja e Kosovës Zj. Vjosa R. Osmani vizitoi sot ekspozitën “THYER”, në memorie të viktimave të dhunës në familje, në Galerinë FAB.

“Dhuna ndaj grave dhe vajzave është një plagë e përbashkët sepse edhe kultura e mentaliteti se si i shohim gratë dhe vajzat është i njëjtë. Gjatë pandemisë edhe në Kosovë, u rrit ndjeshëm dhuna në familje.

Edhe në këtë drejtim ashtu si edhe në fusha të tjera ne duhet të kemi përpjekje të përbashkëta për ndryshimin e këtij realiteti, për fuqizimin e grave dhe vajzave në të dy vendet tona”, u shpreh Vjosa Osmani.

Historia e treguar e padrejtë, na ka vendosur mes nesh kufij të dukshëm e të padukshëm,por ata kufij të vjetër apo të rinj qofshin  nuk e ndajnë dot shpirtin dhe kulturën e kombit shqiptar. 

Faleminderit për vlerësimin Zonja Presidente!

Kam nderin t’ju dhuroj një copëz shpirt nga Ekspozita “THYER”, në shenjë vlerësimi për indegritetin, qëndrueshmërinë, forcën, vendosmërinë dhe vërtetësinë që ju përfaqësoni në politikën shqiptare por më së shumti si shenjë mirënjohjeje për përkushtimin tuaj në çështje të fuqizimit të grave dhe vajzave”, u shpreh Taulanda Jupi