“THYER” – Ekspozitë fotografike nga Taulanda Jupi dhe studentët e Universitetit të Arteve

PIN

Jeta e tyre u thye,
Shpirti i tyre u thye,
Endrrat e tyre u thyen,

Ato ishin nëna, motra, gra dhe vajza të cilat padrejtësisht nuk jetojnë më, të cilat padrejtësisht  u dhunuan, u masakruan dhe u vranë.

Si një rekuiem për humbjen e tyre Prof.asc Taulanda Jupi dhe studentë të Universitetit të Arteve, sjellin ekspozitën:

“THYER”,

për të thyer heshtjen, për t’u treguar atyre nënave e motrave, grave dhe vajzave të cilat jetojnë sot nën tmerrin e dhunës, se nuk janë vetëm, …. dhe frika e tyre duhet THYER.

#orangetheworld

#16daysofactivismagainstviolence

#stopdomesticviolence